Rama i jep copën e tortës Laert Vasilit, e shpërblen për mbrojtjen në emisione

E mërkurë, 25 September 2019 19:35

Drejtori aktual i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit, Elio Bajramaj është shkarkuar nga detyra.
Ky institucion do të drejtohet tashmë nga Laert Vasili, vendim ky që do të merret nga Këshilli Bashkiak këtë të premte. Vasili është shfaqur prej disa kohësh si një nga zërat mbrojtës të Edi Ramës në studio televizive, sidomos tek cështja e prishjes së Teatrit Kombëtar.
Bashkia do ta paraqesë këtë emërim në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Durrës, që do të mbahet të premten, më 27 shtator, duke kërkuar nga këshilltarët miratimin e shkarkimit të Bajramajt nga drejtor i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe emërimin në këtë detyrë të Laert Vasilit.
Njëkohësisht pritet që të premten KB të miratojë dhe ndryshimin e emërtimit nga Qendër Kulturore në teatri ”A.Moisiu”.

Modifikuar më E mërkurë, 25 September 2019 19:41

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...