PD: E vetmja pengesë për zgjedhje të ndershme në Shqipëri është Edi Rama

Hënë, 07 October 2019 15:21

Kosova i dha leksion qeverisë shqiptare me zgjedhjet. Vullneti politik garanton zgjedhje demokratike dhe rotacion politik paqësor’.

Deklarata është bërë ditën e sotme nga ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

‘Pa u larguar pengesa e zgjedhjeve demokratike, Edi Rama, zgjedhjet e Kosovës apo çdo reformë zgjedhore e jona, do të mbeten një leksion në letër’, theksoi Bylykashki.

 

Deklaratë e ish-deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë një leksion i madh për politikën ‎shqiptare, por mbi të gjitha janë një kambanë e fortë për qeverinë.

Zgjedhjet demokratike kërkojnë vullnet politik.

Kosova dha një mësim të madh se zgjedhjet bëhen demokratike, kur në vend të parë vjen interesi i zgjedhësve dhe kur qeveria ka vullnet për të zbatuar ligjin,‎ që garanton të drejtën e zgjedhësve dhe të kandidatëve që konkurrojnë të lirë e pa presion.

Askush nuk ka dëgjuar zhurmë për reformë zgjedhore në Kosovë, por të gjithë pamë se si Kosova bëri zgjedhje demokratike që garantuan rotacion politik paqësor, ku fituesi angazhohet për ndryshim dhe humbësi nuk manipulon numërimin, por pranon humbjen.

Zgjedhjet demokratike në Shqipëri i vrasin:

• Qeveritarët e korruptuar që blejnë vota për të vazhduar të mbajnë pushtetin

• ‎Kriminelët që qeveritarët i angazhojnë për të blerë vota dhe frikësuar zgjedhësit në këmbim të tenderave dhe pasurive publike

• Kandidatët me rekorde kriminale apo ushtarë të krimit

• Oligarkët që financojnë partinë në pushtet që të vijojnë vjedhjen e shqiptarëve me PPP dhe konçensione

• Komisionerët militantë që shkelin ligjin me dy këmbë duke mbushur kutitë apo manipuluar numërimin

• Mediat e kapura nga pushteti me interesa biznesi apo licenca të paligjshme

ODIHR dhe Bashkimi Europian në 2019 kërkon të luftohet:

• Shitblerja e votës dhe të ndëshkohen ata që blejnë vota

• Presioni mbi zgjedhësit

• Presioni mbi administraten

• Cënimi i sekretit të votes

• ‎Cënimi i lirisë së votës

• Abuzimi me burimet shtetërore në favor të partisë në pushtet‎

• Që partitë politike të jenë transparente me financat e tyre.

Partia Demokratike është e angazhuar për të gjitha këto, në mënyrë që t'u sigurojë shqiptarëve zgjedhje demokratike dhe rotacion demokratik me votë.‎  Partia Demokratike është e bindur që vetëm zbatimi i plotë dhe i vërtetë i rekomandimeve të ODIHR na hap rrugën për zgjedhje demokratike dhe për këtë ka propozar një plan me pesë pika, në bazë të të cilit qendron vullneti politik për zgjedhje të lira e të ndershme. 

E vetmja pengesë në rrugën e shqiptarëve për zbatimin e rekomandimeve, si dhe garantimin e zgjedhje si gjithë Europa, është Edi Rama dhe qeveria e tij‎. Pa u larguar Edi Rama, zgjedhjet e Kosovës apo çdo reformë zgjedhore e jona, do të mbeten një leksion në letër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...