Qytetari i kërkon borxhin, polici në Kukës e godet me pistoletë

Hënë, 07 October 2019 19:16

Punonjësi i policisë në Kukës, Haki Onuzi, godet me pistoletën e shërbimit qytetarin, i cili i kërkoi paratë e dhëna borxh.

Ky është denoncimi i fundit i mbërritur në adresën e ish kryeministrit Sali Berisha.

“Narkobanditi me uniformë godet me pistoletë qytetarin sepse i kërkon borxhin!”, shkruan Berisha, ndërsa fton të lexohet mesazhi i qytetarit.

'Mirmbrëma doktor Berisha, dua të denoncoj një rast që ka ndodhur në qytetin e Kukësit para 3 ditësh, ku punonjësi i Policisë së Shtetit Haki Onuzi godet me pistoletën e shërbimit qytetarin pasi ky i fundit i ka kërkuar lekët që ia kishte dhënë borgj ..ja pra ky është shteti që përfaqëson dhe godet popullin shqiptar. Ju lutem publikoje Anonim'

Login to post comments