Hijenat e Rilindjes pasi vodhën me PPP tani po vjedhin pronat private

Tuesday, 08 October 2019 18:56

Nuk kanë të ngopur. Prej ditës së parë që erdhën në pushtet Rilindësit janë turrur vetëm për të vjedhur çfarë iu ka dal para. Kjo është e frikshme, por e vërtet. Nuk kanë frikë as ligj, as zot!.

Aq shumë kanë futur duart në xhepat e qytetarëve sa tashmë kanë nisur të iu marrin dhe pronën private. Aq shumë korrupsion ka sa vet të emëruarit prej tyre së fundmi nuk po duan të qëndrojnë në ato karrige. Rasti më i fundit është ai i sotmi kur sipas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha zyrtarët refuzojnë te firmosin grabitjen e pronave ne bregdet nga klani mafioz i peshkaqenëve Rama!. Ky është një skandal i vërtet në harkun kohor një mujor kane dhënë dorëheqjen dy pale drejtues te Kadastrës se Vlorës. Këto janë dorëheqjet e treta në këtë drejtori dhe duket se askush nuk do të punojë më me qeverisjen e Edi Ramës. Po një tjetër dorëheqje e cila nuk pranoi të bëhet palë me vjedhjen është dhe ajo e drejtoreshës së ARRSH, Vasilika Vjero e cila nuk qëndroi as dhe një muaj në detyrë.
Nuk kanë lënë fushë të ekonomisë ku Rilindasit nuk janë turrur të vjedhin përmes tenderëve korruptiv ku fituesi është shpallur veç me një pjesëmarrës në garë, PPP e famshme tashmë duke nisur nga Rruga e Arbrit, Milot-Balldre, Unaza e Madhe.., si dhe shërbimet në shëndetësi etj.
E kur tashmë PPP-të po shkojnë drejt fundit, në fundin e tyre Rilindësit janë menduar ti turren dhe pronës private të shqiptarëve dhe këtë po kërkojnë ta bëjnë përmes përdorimit të administratës si ën rastin e Kadastrës s Vlorës atje ku zien skandali prej kohësh dhe askush nuk kërkon të punojë më në ato zyra, sikurse dhe në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Hijenat e Rilindjes nuk po e njohin frikën, pasi vodhën me PPP tani po vjedhin pronat private. E sigurt është që një ditë ligji do të veprojë mbi ta.

Login to post comments