Meta: Presidenti të drejtën e sekreteve nuk e ndan me askëd

Tuesday, 08 October 2019 19:28

Duke folur për vendimin e tij të anulimit të zgjedhjeve, kreu i shtetit tha se është e drejtë e tij ekskluzive të caktojë datën e zgjedhjeve, po ashtu dhe të miratojë anulimin e tyre.

Presidenti të drejtën e dekreteve nuk e ndanë me askënd, as me Parlamentin dhe as me KQZ-në. Presidenti vendos dekretin kur do bëhen zgjedhjet, ndërkohë që u konsultua me partitë për këtë dekret.

Nëse do të ishte situatë normale dhe Presidenti do anulonte zgjedhjet, atëherë Presidenti do konsiderohej si i çmendur. Ju besoj keni provuar gazin, zjarrin nëpër godina, dhunën nuk e bënte vetëm njëra palë, por të dy palët. Kjo ishte një mënyrë për të shmangur një përplasje të rëndë.

Unë jam i qartë në atë që bëj dhe Kushtetuta e Shqipërisë ia jep të drejtën Presidentit të Republikës. A është anulimi i zgjedhjeve një akt normal? Jo nuk është. Presidenti dekretoi zgjedhjet në konsultim me partitë. Nga nëntori kur u dekretuan zgjedhjet deri në 10 qershor ju e dini se çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë situatë normale. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndaluar një përplasje që mund të kishte pasoja fatale. 

Modifikuar më Tuesday, 08 October 2019 19:30
Login to post comments