Presidenti Erdoğan njofton nisjen e operacionit “Burimi i Paqes” kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DEASH në veri të Sirisë.“Të shkatërroj ekonominë nëse i kalon limitet”, Trump i drejtohet Erdoganit për Sirinë
“Me operacionin “Burimi i Paqes” do ta mënjanojmë kërcënimin terrorist ndaj vendit tonë. Në saje të zonës së sigurt që do ta formojmë me operacionin “Burimi i Paqes”, do të mundësojmë kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Me operacionin “Burimi i Paqes” do ta ruajmë integritetin territorial të Sirisë, do ta shpëtojmë popullatën e rajonit nga kthetrat e terrorit”, njoftoi ai.
Turqia u duk gati që një ditë më pare per te permbushur kercenimin e saj kur tha se është gati të përmbushë kërcënimin e saj, ndërsa tha se është gati të fillojë operacionin ne veri-lindje të Sirisë, operacion i cili do të synonte edhe forcat kurdë, aleatë të gjatë me SHBA.
Njoftimi erdhi pasi Presidenti Trump urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga zona kufitare, një veprim që u dënua gjerësisht brenda dhe jashtë vendit.