Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Zvicër ndërsa po transportonin një sasi të konsiderueshme droge.
Shqiptarët kishin me vete në momentin e arrestimit 12 kg kokainë me vlerë 12 milion euro.
Policia zvicerane nuk jep detaje lidhur mbi identitetin e shqiptarëve, ndërsa bëhet e ditur mosha e tyre 23, 29 dhe 39 vjeç.
Trafikantët po udhëtonin me dy automjete të ndryshme kur u ndaluan nga Policia.
Droga u gjet gjatë kontrollit në makinën ku udhëtonte shqiptari 23 vjeçar të cilit iu gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar në makinë.
Në automjetin e dytë ku udhëtonin dy shqiptarët e tjerë u gjet një tjetër pako me kokainë.
Sipas mediave vendase dyshohet se kokaina trafikohej nga Holanda.