Ka më shumë se një javë që kryeministri qoftë si pozicion, qoftë si person bashkë më kklounin që e ka zgjedhur si zv/kryeministër i sulen një prokurori në Durrës.
Për të bërë skanerin e prokurorit është një çështje tjetër, por kryekllouni dhe ky dacibao që mori pjesë në proces, duhet të kenë një problem shumë të madh dhe nuk kuptohet se pse i ka ngec gozhda Ramës tek ky prokurori. Po të marrësh parasysh dorëheqjet në Vlorë të drejtuesve të Ramës në Drejtoria e Kadastrës dhe ngjarjet që shoqëruan kadastrën e Durrësit, duhet të kemi parasysh qe mafia e pronave me në krye banditët e Rilindjes ndoshta kanë filluar të kenë prishje pazaresh.
Është e papranueshme nga aspekti ligjor që zv/kryeministri merr pjesë dhe shantazhon një proces gjyqësor në emër të postit që mban. Por një hall i madh duhet ta ketë zënë bandën e Rilindjes, kryetarin e saj lidhur me prishjen e pazareve me mafian e pronës. Sipas të dhënave te sigurta burime brenda Rilindjes thonë që Rama ka qenë shumë me prokurorin Arjan Ndoja.
Çfarë ka ndodhur që iu është prishur miqësia.