Banesa e shtetases M.Q., në lagjen numër 2 në Kavajë, është braktisur nga policia, disa orë pasi ka ndodhur ngjarja. Sipas procedurave, banesa që cilësohet si vendi i ngjarjes ku ndodhen provat e krimit, duhet të ishte e rrethuer me shirit “skenë krimi” dhe të ishte në ruajte nga policia, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Në një lidhje drejtëpërdjretë, gazetarja e Neës 24, u shafq brenda banesën, ku ishin të dukshme shenjat e gjakut dhe plumbave dhe raportoi se banesa nuk ruhej nga askush. “Për ccudinë time, nuk ka asnjë shirit dhe asnjë polic në ruajtje të saj”, u shpreh ajo.
Krimi ndodhi rreth orës 1 pas mesnatës të kësaj të enjteje.
“Pas një konflikti në banesën e shtetases M.Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Dritan Haxholli, 41 vjeç dhe i plagosur shtetasi Bledar Toçi, 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Ai është konfliktuar me shtetasin Dritan Haxholli. Ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin Roçin. Në kushtet e vetëmbrojtjes, shtetasi Bledar Toçi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete Haxhollin. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike”, njoftoi policia.
Sipas dëshmisë së M.Q., ajo kishte lidhje sentimentale me viktimën. Kjo e fundit i kishte dhënë fund lidhjes, por vendimi i saj nuk pranohej nga Haxholli. Ndaj ajo kishte kërkuar ndihmën e Toçit, pasi ishte njoftuar nga Haxholli se do ti shkonte në banesë. M.Q. ishte e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Bashkëshorti i saj ndodhej në burg në Gjermani.