Banorët e “Unazës së Re” në Tiranë kanë nisur protestën e rradhës kundër prishjes së banesave të tyre.
Kësaj proteste i është bashkuar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, bashkë me ish deputetë të tjerë të opozitës së bashkuar.
Gjatë fjalës së tij, kryeopozitari u shpreh se, në një vend ku arrestohen qytetarët dhe kriminelët të veshur me pushtet janë të lirë, nuk e ka vendin në BE.
“Qindra vogëlushë janë nën terror psikologjik. Shikoni këta qindra policë reth nesh. Janë në kushte të vështira, por në vend që ti shërbejnë ligjit, po i shërbejnë një hajduti psiqik. Drejtësia e kapur dhe e korruptuar nuk ka filluar hetimet për Edi Ramën, që përmes parave të drogës shkeli ligjet amerikane.
Të lirë Damian Gjiknuri e Taulant Balla, i lirë Saimir Tahiri që e kthehu Shqipërinë në hambar droge. Në një vend ku kriminelët janë të lirë dhe baballarët që mbrojnë banesat e fëmijëve të tyre, nuk e ka vendin në Europë.
Luftojmë për fëmijët tuaj, për shenjtërinë e pronës, për kushtetutë e ligj", u shpreh Basha.
Në vendngjarje ka shumë forca policie, ashtu sikundër ka pasur prezentë të shtuar policore në këtë zonë gjatë protestave të fundit.
Kujtojmë se policia ka arrestuar disa protestues, ndërsa disa prej tyre po mbahen në burg, nën akuzat se kanë bllokuar rrugën.