Forca të shumta policie janë bërë “gardh” tek zona e Unazës së Re teksa pritet të zhvillohet protesta e radhës e banorëve.
Partia Demokratike që shpërndau pamjet, thotë se banorët po protestojnë paqësisht për të mbrojtur banesat e tyre
“Pothuajse e gjithë policia e kryeqytetit është vendosur përballë grave dhe fëmijëve protestues”, sqaron PD.
Gati bëhet një vit që kurse banorët e kësaj zone nisën protestat kundër shembjes së banesave të tyre pa u dëmshpërblyer. Ndërtesat preken nga projekti i zgjerimit të rrugës.