Edi Rama ishte deri në drekë në takime live në fakultetin e Mjeksisë në ditën e parë të shkollës në universitete.
Rama nuk dukej sëmurë, por një lajm pasdite ka qenë i papritur. Kryeministri që duhej të merrte pjesë në 20 vjetorin e AADF në Pallatin e Kongreseve ka munguar me argumentin se është semure. Lajmin e dha vetë Presidenti i AADF Granof.
Kryeministri Rama është akuzuar nga ish ministra socialistë, nga ish kolegë dhe nga një pjesë e opozitës si përdorues i drogërave të forta.
Megjithatë Rama i ka mohuar këto akuza por në asnjë rast nuk ka pranuar sfidën e opozitës dhe ish miqve të vetë politike dhe jo vetëm të bëj testin e drogës.