Viti akademik 2019-2020 nisi me protesta të studentëve. Pedagogu, Arlind Qori, thotë se qeveria nuk ka plotësuar asnjë prej kërkesave të tyre.
I ftuar në RTV Ora, Qori thotë se është absurde që qeveria nga njëra anë ka ulur buxhetin për arsimin e lartë dhe nga ana tjetër pretendon se ka ulur tarifat pëër studentët.
Arlind Qori: Qeveria nuk ka plotësuar asnjë prej kërkesave të stuudentëve dhe nuk ka ndërmend të plotësojë asgjë.Për të plotësuar kërkesat e studentëve qeveria duhet të sharrojë degën mbi të cilën është e ulur. Qeveria është ulur mbi një degë në arsim që përbëhet nga pronarët e Universiteteve private dhe drejtuesit e burokratizuar në ato karrige të Universiteteve publike. Si ka mundësi që qeveria ul buxhetin për arsimin e lartë por njëkohësisht prtetendon se ka ulur tarifat?! Kjo nuk shkon. Ose paratë kanë rënë nga qielli dhe nuk e dimë, ose i bie që tarifat nuk janë ulur.Tarifat mund të jenë ulur për një kategori shumë të kufizuar të studentëve.