Furnizoi makinën me naftë me lekë të falsifikuara, prangoset 52 vjeçari

Tuesday, 15 October 2019 09:23

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi tentoi të furnizonte makinën me naftë duke përdorur lekë të falsifikuara.

Policia thotë se gjatë kontrollit fizik, 52-vjeçarit i janë gjetur edhe 33 mijë lekë të reja kartëmonedha të tjera të falsifikuara.

"Specialistët për hetimin e krimit ekonomik - financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartëmonedhë  5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin H.T. 52 vjeç, banues në Durrës. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartëmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe", sqaron policia.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Falsifikim i monedhave ".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...