Gjendja shëndetësore e avokatit Maks Haxhia është bërë shkak për shtyrjen e pretencës për Arbër Çekajn. Ai ka paraqitur një raport shëndetësor duke justfikuar mungesën e tij ndërsa Çekaj është shprehur se nuk mund të marrë një avokat tjetër, pasi Haxhia e njeh shumë mirë çështjen.
Çekaj fitoi gjykim të shkurtuar dy javë më parë. Arbër Çekaj, pronari i kompanisë "Arbi Garden" në kontenierët e së cilës bashkë me babanet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë u esktradua rreth një muaj më parë nga Gjermania.