Identifikohet personi që telefonoi sot gjyqtarin Markelian Kuqo, ku e sinjalizonte këtë të fundit se në mjetin e tij i kishin vendosur një bombë.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në Korçë. Mësohet se telefonata është bërë nga burgu i Drenovës, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor.
Burime nga ky institucion i vuajtjes së dënimit bënë me dije se bëhet fjalë për një person ndaj të cilit është vendosur masa ‘mjekim i detyruar’. Ndërkohë, nga verifikimet e grupit hetimor nuk rezulton të këtë rrezikshmëri për gjyqtarin, pasi bëhet fjalë për një alarm të rremë. Policia ka sekuestruar kartat e telefonit.