Polici e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij 17-vjeç.
Sipas informacioneve nga uniformat blu, këta shtetas pas një debati për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 24 vjeçar duke e lënë të plagosur rëndë.
Njoftimi i policise
Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u procedua në gjëndje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç.
Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.