Nje banese private ne lagjen “5 maji” ne Elbasan eshte grabitur nga te pakten dy persona, mbremjen e djeshme.
Sipas burimeve, shtepia ne pronesi te Shaqo Karafili, pronar i nje autoshkolle ne Elbasan, eshte grabitur me thyerje nga ku autoret kane marre nje vlere prej 20 milion lekesh te vjetra.
Mesohet se ne momentin e grabitjes, familjaret nuk kane qene ne shtepi, fakt nga i cili kane perfituar grabitesit.
Policia ka shoqeruar disa persona per ngjarjen ndersa ende nuk ka dhene njoftim per shtyp.