Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia greke ditën e sotme, si persona të rrezikshëm të dyshuar për të paktën 7 grabitje me armë.
Arrestimi i tyre u bë në kushtet e flagrancës, ndërsa ata po bëheshin gati për një grabitjen e një qendre tregtare në zonën e Alimos.
Shqiptari dhe shtetasi grek kishin kryer 7 grabitje të suksesshme në zyra postare, farmaci, supermarkete, qendra tregtare përfshi edhe një grabitje në një bankë të ndodhur në vitin 2018.
Në cilësinë e provës policia ka sekuestruar dy pistoleta, një parkuke dhe dy palë doreza, të cilat ishin përdorur nga të arrestuarit gjatë grabitjeve.