Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-t i apartamentit ku banonte.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare”, në Tiranë. Dyshohet se viktima Y.K., ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes