Një sherr ka ndodhur pasditen e djeshme në palstrën e burgut të Rrogozhinës, ndërsa një prej të dënuarve mbeti i plagosur rëndë dhe u transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
I dënuari që u plagos ishte Bajram Myftaraj, ndërsa të dënuarit e tjerë që u përfshinë në konflikt ishin Vilson Veizi, Arben Haxhihyseni, Nikolin Dokla si dhe Endrit Goga.
Raportohet se të dënuarit e kanë goditur Myftarajn me grushta dhe shkelma.
Sherri ka filluar në momentin që të burgosurit po hynin në palestrën e burgut.
Raportohet se gardiani që ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit është pezulluar nga detyra, pasi nuk ka ndërhyrë për të shmangur përplasjen.
Të gjithë të burgosurit që u përfshinë në sherr mësohet se do të transferohen në burgje të tjera, ndërkohë që pritet të ketë edhe ndëshkime ndaj tyre.
Burimet bëjnë të ditur se të dënuarit janë përplasur në hyrjen e palestrës së burgut. Njëri prej tyre ka marrë dëmtime të lehta.