Franca shprehet hapur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Një ditë para mbledhjes së krerëve të qeverive të vendeve anëtare, presidenti francez, gjatë një konference për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka shprehur kritika ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Sipas tij, gjërat me Shqipërinë janë bërë mbrapsht, duke përmendur numrin e lartë të azilantëve shqiptarë në Francë.
“Me Shqipërinë i bëmë gjërat mbrapsht, hoqëm vizat dhe u shndërruan në shtetin e dyte për numrin e azilantëve”, ka thënë prerazi Macron.
Sipas tij, Shqipëria përfitoi liberalizimin e vizave dhe çfarë bënë shqiptarët?! "Na dyndën me azilkërkues".
“Dua të them, se ashtu si kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha ndër të tjera Macron.