Lame ma ka borxh tani: Jam i vetmi mes 4 banesave të legalizuara, që ma shembën shtëpinë!

E Enjte, 17 October 2019 08:49

Njeri nga banorët e shtëpive të shembura sot në Shkozë denoncoi para medias padrejtësitë dhe abuzimet e ALUIZNI-it në këtë zonë.

“Unë jam i vetmi mes katër shtëpive të legalizuara që u shembën, - tha burri. – Artan Lame ma ka borxh sot e 100 vjet. Se jam përpjekur për dokumentet dhe në gjyqe...Kurrë s’më kanë dhënë një letër për të thënë që këtu kalon një projekt...Kjo shtëpi ka 6 vite që është bërë, është futur në proces legalizimi. E ndryshuan projektin, na e kaluan në mes të shtëpive vetëm për të na e shembur.”

 
Login to post comments