Gjetje shqetësuese/100 % e shqiptarëve të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit

E Enjte, 17 October 2019 17:01

Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve me një ekspozim 100 % ndaj ndotjes së ajrit, që meqënëse është grumbullim i substancave të rrezikshme në atmosferë, rrezikon drejtpërdrejt jetën e njeriut dhe të gjallesave të tjera.

Si pasojë e këtij ekspozimi në nivel shqetësues, në Shqipëri vërehet një shtim i rasteve me probleme respiratore, që ka rezultuar me rritjen e numrit të fëmijëve të sëmurë nga astma, si edhe në përhapjen e rasteve të grave me diagnoza kronike respiratore.

Ndotja e ajrit shkaktohet kryesisht nga pluhrat, transporti, mosfshirja e rrugëve, si dhe nga grimcat që nxjerrin automjetet.

Sipas raportit “STATE OF GLOBAL AIR 2019”, ndotja e ajrit ishte për vitin 2017 faktori i 5-të që ndikonte tek rritja e vdekshmërisë. Në këto rrethana, alergologët bëjnë thirrje për nevojshmërinë e ndërhyrjeve emergjente, me qëllim shmangien e cënimit të mëtejshëm të cilësisë së jetës.

Login to post comments