Vijon terrori në Unazën e Re/ Policia mësyn në një prej familjeve protestuese (Foto)

E Enjte, 17 October 2019 17:58

Policia e Shtetit vazhdon reprezaljen te banorët e “Unazës së Re”. Nuk mjafton presioni psikologjik dhe arrestimet e përditshme, ndërsa nuk lihen pas dore as aksionet nëpër banesa.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në familjen Protoduari. Denoncimin e bën vetë Dorian Protoduari, i cili poston edhe një foto nga ngjarja në fjalë.

“Nuk e kuptoj se çfarë duan nga unë këta fundërrinat e Kombinatit (Komisariati i Policisë nr.6)? Po çfarë keni me familjen time që ngelët duke shkuar në banesë? Po kaq frikë më paskeni?

Nuk jam në Shqipëri dhe nuk keni për të më kapur kurrë, sa të jetë jeta”, shkruan Protoduari në reagimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që familja Protoduari bëhet objekt i aksioneve policore. Djali i familjes, Doriani, është arrestuar disa herë, ndërsa këtij fati nuk i ka shpëtuar as babai dhe nëna e tij, Lindita Protoduari, së cilës i janë shkaktuar edhe dëme fizike.

Se cila ka qenë arsyeja e kontrollit të rradhës në banesën e familjes, këtë gjë duhet ta dijë vetëm Policia e Shtetit…

Screenshot_20-14-640x692.png

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...