Është krijuar lëvizja ‘Gratë e Unazës për Dinjitet’ pas gjestit shumë të ulur që Z.Borchard bëri datën e 13 tetorit.
Dhe ditën e sotmë ato kanë dalë para mediave dhe kanë deklaruar se synimi i tyre është të meren masa konkrete ndaj tij.
Për këtë ato kanë firmosur peticionin ku kanë mbledhur 5000 firma dhe do ti drejtohen Kryeministrit Edi Rama si dhe Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Ata deklaruan para mediave :
‘Jemi mbledhur sot disa nga gratë dhe vajzat e Unazës së Re pasi duam të bëjme të ditur mediave dhe publikut të gjërë krijimin e lëvizjës sonë ‘ Gratë e Unazës së Re për dinjitet’ lëvizje kjo e krijuar pas ngjarjes së shëmtuar me Z. Borchardt zytarin e lartë të OSBE-së tek Drejtoria e Policisë së Tiranës me 13 tetor.
Fyerjet gjestikuluese e verbale të zonjës dhe zotit Borchardt për gratë që ishin në protestë ishin shumë të rëndë. Nuk kemi hasur asnjëherë në ofenime të tilla as në konfrotimet me policinë e shtetit dhe as me punjonësit e policisë bashkiake ku përjashtim bën zoti Veliaj i cili në deklaratat e tij i ka quajtur banoret e unazës së re shpellar dhe nuk ka marrë as mundimin ta tërheq mbrapsht këtë deklaratë.
Ndjesja e përgjithshme që shprehi në Twitter Z. Borchardt ishte një hap pozitiv por ndruhemi se ishte i pa sinqertë qartazi i pa mjaftueshëm. Nuk kuptohej se kujt i drejtohej kjo ndjesë dhe as nuk shpjegonte pse e ndërmori këtë gjest kaq të turpshëm. Ne nuk kemi asgjë personale me zotin Boshar por problemi qëndron me drejtuesit dhe synimi i jonë është të merren masa konkrete ndaj tij.
Për këtë peticioni i ynë për të mbledhur rreth 5000 firma do të dorëzohet tek kreu i shtetit dhe tek kreu i parlamntit. Do të shikojmë reagimin e instancave më të larta të shtetit dhe do t’ju bëjmë të ditur hapat e mëtejshëm.
Do të kontaktojmë dhe OJF e ndryshme kryesisht ato për barazinë gjinore sepse ndihemi shumë të trishtuar përse këto OJF nuk kanë reaguar ende mbi këtë ngjarje të shëmtuar. Gjithësesi ne do të kontaktojme më ta dhe do ti bindim që të flasin dhe ata për këtë çeshtje dhe së bashku të kontribuojmë në një ambient ku të dominojë respketi për njeri -tjetrin dhe mirësjellja ndaj grave, si në gjitha vendet e zhvilluara të BE ku Shqipëria kërkon të integrojë’ janë shprehur para mediave ‘Gratë e Unazës për Dinjitet’.