Një tentativë për arratisje nga burgu duket se ka deshtuar në burgun e Peqinit. Ai ka prerë hekurat e dritares së qelisë por është pikasura nga rojet e sigurisë.
Gëzim Toma ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, duke përsëritur ‘sportin’ e tij të preferuar. Toma është arratisur gjashtë vite më parë nga burgu i Drenovës, për t’u larguar më pas drejt Greqisë, nga ku u ekstradua në fillim të këtij viti.
Kush është Gëzim Toma:
Gëzim Toma ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.
Toma u arrestua në fshatin Elaptora, pranë Kosturit në Greqi, teksa përpiqej t’i shpëtonte gjurmimit nga forcat e rendit. Kujtojmë që më 29 nëntor të vitit 2013, 7 persona u arratisën nga Burgu i Sigurisë së Lartë të Drenovës.
Të arratisurit e asaj ngjarjeje që bëri bujë në vendin tonë ishin: Admir Tafili, lindur e banues në Shkodër; Fran Marashi, lindur e banues në Shkodër; Gëzim Guri, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër; Gëzim Toma, lindur e Banues në Dibër; Reiz Haxhiraj, lindur e banues në Selenicë të Vlorës; Artur Gora, lindur e banues në Pojan të Korçës si dhe Eduard Lula, lindur e banues në Përmet.