Merkel nga Brukseli: Mbështes Makronin, Shqipëria s’ka bindur për hapjen e negociatave

Premte, 18 October 2019 14:42

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë për mediat nga Brukseli, konfirmoi se Shqipëria s’ka bindur vendet anëtarë të BE-së për të marrë një vendim unanim për hapjen e negociatave.

Merkel tha se mbështet idenë e presidentit francez Emanuel Makron për reformimin e Bashkimit Europian.

“Patjetër që do zhgënjehem si kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë. Fola me Zaev. E mbështes presidentin Makron për sa i përket procesit të zgjerimit që do reformuar. Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë, Gjermania dëshiron të ndodhë hapja e negociatave. Maqedonia ka bërë shumë në fakt që përsa i përket hapjes së negociatave, ndryshimi i emrin patjetër ka qenë një progres i madh, por edhe Shqipëria ka bërë progres, por s’na ka bërë ende që të marrim një vendim unanim”, tha Merkel.

Login to post comments