11 vjeçari në kampet e ISIS humbet gjurmët. Babai i 11 vjeçarit Afrim Berisha ka bërë me dije për ABC News se djali nuk gjendet më në kampin e Al-Holit. Berisha bëri me dije se kontaktin më të fundit me të birin e ka patur më 25 Shtator ditën e takimit në kamp. Afrim Berisha tha për ABC News se do të niset menjëherë në Siri për të kërkuar të birin.
Pas publikimit të emisionit investigativ “Le Iene”, Berishës iu premtua ndihmë nga shteti italian për të birin, por më pas ai është njoftuar se djali nuk ndodhet më në këtë kamp dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
11 vjeçari Alvin Berisha ishte dërguar në Siri nga nëna e tij Valbona Berisha, e cila i ishte bashkuar luftëtarëve të ISIS-it./abcnews.al