French President @EmmanuelMacron said the majority of #EU countries opposed #accession talks with & a few were against. He argued that granting membership talks to one country alone would be a terrible mistake for #Balkans.
Presidenti francez, Emannuel Macron, ishte i bindur për “Jo” ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pa nisur ende takimi i 17 tetorit. Franca qëndroi lokomotivë e palëkundur në qëndrimin e saj refuzues, duke tërhequr pas vetes edhe vagonët e tjerë, skeptikë, si Holanda, Danimarka, Spanja, por dhe Greqia, aspak inkurajuese për Shqipërinë
Por një moment me rendesi ne deklaraten e tij pas samitit dy ditor ne Bruksel, ishte kur Macron tha se nese do te vazhdohej perpara me negociatat e Maqedonise se Veriut duke e ndare kete proces nga Shqiperia, BE do te bente nje gabim te tmerrshem per rajonin e Ballkanit.
“Presidenti francez EmmanuelMacron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euronews.
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti happen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”, tha ai nder te tjera.