Rasti i Alvin Berishës, të miturit që ndodhet në një kamp në Siri nuk është i vetmi.
Gazetari Flamur Vezaj shkruan se në vitet 2012-2014 në Siri kanë shkuar 31 fëmijë të mitur, disa prej të cilëve i përmend me emra.
Vezaj thekson në shkrimin e tij në “Facebook” se fati i tyre nuk dihet dhe se për ata nuk kujtohet askush prej shumë vitesh tashmë.
“Femijet Eva dhe Endri Dumani, Fatime e Esma Hasanaj, Enes Kaca, Dojna e Amar Rasha, Belkize e Suejd Basha, Usejd e Hilma Stafasani, Hendri Musliaj me vellan dhe motren e tij! Tre femijet e te vrarit Hasan Korvafaj, tre femijet e te vrarit Bledar Taushani, vajza e te vrarit Bledar Hamza e shume femije te tjere qe per shkak te papergjegjshmerise se prinderve kane mbetur tashme ne meshire te fatit ne kampet dhe rruget e Sirise! Vetem gjate vitit 2012-2014 statistikat thone se prinder shqiptare qe kane shkuar ne Siri kane marr me vete 31 femije ne moshe te mitur! Kesaj shifre i jane shtuar edhe mbi 20 femije te tjere qe kane lindur brenda territorit Sirian te pakten nga njeri prind shqiptare! Por per te gjithe keta femije, ku shume prej ketyre tashme jane jetim pa njerin prind (ka edhe pa te dy prinderit) nuk kujtohet askush!” – shkruan Vezaj.
Më tej, Vezaj jep si shembull Kosovën, që u tërhoqi 130 shtetasit e saj duke i pajisur me dokumente ndërsa në rastin e fëmijëve dhe shtetasve shqiptarë, qeveria nuk ka bërë asgjë, edhe në rastet kur ata kërkonin ndihmë.
“Edhe ne kohen kur SHBA-ja beri thirrje qe secili shtet te marr shtetasit e tij nga kampet e kurdeve, qeveria shqiptare nuk pranoje ti pajise me dokumente dhe ti kthej ne Shqiperi sic beri Kosova! Ishte vullnet i qeverise se Kosoves qe ne kordinim me amerikanet-kurdet dhe autoritetet turke i mori ne dorezim ne kufirin Turko-Sirian te 130 shtetasit e vet, i pajisi me dokumente dhe i solli ne Kosove! Ndersa Shqiperia asnje veprim ne kete rruge!!! Asnje! Edhe ne rastet kur familjaret kerkonin ndihme per kthimin e tyre, asnje ndihme vetem justifikime! Qeveria shqiptare vazhdon sic tha edhe KM me planifikime, kordinime, plane veprime e justifikime sidomos tani qe kampet po shkaterrohen! Qeveria shqiptare ka strehuat mbi 3000 muxhahedin iranian, eshte ne gjendje te marr refugjate afrikan e sirian e femijet shqiptare (te pafajshem) i le te vuajne ne kampet e ne meshire te lloj-lloj pedofileve! Keshtu qe si rasti i Alvinit ka shume ne ato kampe qe tashme jane drejt shkaterrimit dhe nuk dihet fati i ketyre femijeve jetim!” – mbyll Vezaj.