Dalin pamjet/Ja si banda e shqiptarëve grabiti vilat e lojtarëve të Realit dhe Atleticos. Mes tyre dhe shtëpinë e Zidane dhe…

E mërkurë, 23 October 2019 17:18

Dalin pamjet e operacionit të Policisë spanjolle, e cila shkatërroi bandën e grabitësve shqiptarë, të cilët kanë bërë “kërdinë”, duke vjedhur banesat e lojtarëve të Real Madridit dhe Atleticos.

Banda e shqiptareve janë pikasur nga kamerat e sigurisë, ku bie në sy fakti se në disa raste janë futur në këto banesa duke u zvarritur dhe duke u fshehur pas shkurreve dekoradive

Mediat e huaja raportuan për këtë ngjarje se operacioni është zhvilluar nga Njësia Qendrore Operative e Gardës Civile dhe Njësia Organike e Policisë Gjyqësore në Madrid dhe ne pranga kane rene katër persona, si anëtare te bandës, pjese e një organizate kriminale, përberë kryesisht nga shtetas shqiptare.

 

Njeri prej tyre është tashme i idenfikuar si shqiptari me inicialet M.Z, i cili ishte ne akuze për vjedhjen e dhunshme ne banesën e aktorit te njohur José Luis Moreno, në vitin 2007.

Operacioni i kryer midis qyteteve Madrid dhe Toledo, ku u arrestuan kriminelët e dyshuar, u pasua edhe me sekuestrimin e sendeve me vlerë që janë vjedhur nga shtëpitë e futbollistëve.

Midis xhevahireve dhe sendeve të tjera, u gjet edhe medaljen e fituar ne Champions, e  Thomas Partey.

Shtëpia e tij u sulmua në fillim të muajit, ndërsa ai ishte në Rusi ne duelin e radhës me Lokomotivën e Moskës.

Lojtaret qe ishin shënjestër e grabitjes janë emra shume te njohur, si Isco, Zidane, Morata, Casemiro etj, të cilët u vodhën nga banda e hajduteve.

Dita e zgjedhur për të sulmuar shtëpinë e mesfushorit brazilian ishte në derbin e fundit të Madridit midis Madridit dhe Atlético, ndërsa Zidane dhe Isco pësuan grabitjen në të njëjtën ditë.

Policia po heton lidhur me sendet e gjetura nga grabitjet, për te vlerësuar me sakte bilancin e grabitjeve.

Ata përdoronin automjete te vjedhura te cilat u ndërronin targat sapo mbaronin një grabitje, ne mënyre qe te humbisni gjurmët. / PANORAMA.al

vjedhja-reali-banda-shqiptarevevjedhja-reali-banda-shqiptareve2

vjedhja-reali-banda-shqiptareve1

vjedhja-reali-banda-shqiptareve3

Zidane-morataIsco

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...