“Shëtitësit e natës”/ Policia i kap ‘mat’ gjatë vjedhjes së makinës 2 skifterët në Tiranë

E Enjte, 24 October 2019 12:52

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, teksa tentonin të vidhnin një automjet, por të dyshuar edhe për një vjedhje më herët.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronari i makinës dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Shëtitësit e natës”.

Si rezultat i operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, në tentativë për të vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. S., në rrugën “Mujo Ulqinaku”, i shtetasve: V. K., 31 vjeç dhe E. H., 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Tiranë.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së një automjeti, në muajin shtator, në rrugën “Bogdanët”.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, në ngarkim V. K dhe E. H.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...