Vidhen 1 miliardë lekë në doganën e Durrësit/ E vërtetë apo mashtrim qeveritar?...

Premte, 25 October 2019 21:11

Ditën e sotme forca të shumta policie, në bashkëpunim me autoritete të tjera shtetërore, zhvilluan aksionin e koduar “Port i Pastër”, në Doganën e Durrësit..

Por sipas asaj që raporton Faxweb, në aksion ka marrë pjesë edhe zv/kryeministri Erion Braçe, i cili, sipas të njëjtit burim, ka ushtruar presion për katër ditë me radhë ndaj doganierëve, duke vëzhguar nga afër operacionin ndërsa iu ka thënë se janë vjedhur 1 miliard lekë.

Ndërsa kontrollet vijonin në çdo centimetër të Doganës, nëpër zyra e sirtare, doganierët janë përgjigjur se situate paraqitet e tillë pasi siç mund ta shikonte edhe vetë zv/kryeministri nuk kishte lëvizje “janë bosh”.

“Janë vjedhur 1 miliardë lekë, do të lini pleqtë pa pensione”, mësohet t’ju ketë thënë Braçe doganierëve.

Ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur: “Ju e shikoni vetë, doganat janë bosh, kaq sa janë deklaruar arkëtohen. Ku ti gjejmë lekët, kaq praktika kemi në dispozicion?!”

Akat e shtetit janë bosh për shkak të krizës ekonomike që ka kapluar vendin dhe ky mund të jetë skenari i rradhës i qeverisë për të gjetur armiq imagjinarë.

Nëse vjedhja ka ndodhur, pse nuk ka asnjë të arrestuar apo nën hetim? Pse nuk ka asnjë zyrtar në pranga? Pse e dha dje dorëheqjen drejtori i Portit të Durrësit?

Ky duket si një skenar për të justifikuar arkën bosh të shtetit dhe pamundësinë për të ndarë edhe pensionet...

Çfarë ndodhi sot?

Një operacion i koduar si “Port i Pastër” ka nxjerr në terren për të ushtruar kontrolle plot 380 forca policore të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e 23 personave.

Sipas njoftimi të Policisë, u kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë

Pamje nga aksioni policor:


 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...