Tmerr në Tiranë, 22 vjeçari godet qëllimisht makinën e të riut, e ndjek pas me armë…

Saturday, 26 October 2019 09:13

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Selvia”.

Vihet në pranga një 22-vjeçar i cili për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë duke e kanosur me armë zjarri.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me një krehër me pesë fishekë dhe një automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, pas njoftimit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar “Selvia” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– L. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi L. M., për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e tij qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G. D., 23 vjeç. Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 kanë reaguar menjëherë duke bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit L. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia gjeti armën e zjarrit me një krehër me pesë fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin që ky shtetas drejtonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Kanosje” “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Shkatërrim prone” në ngarkim të shtetasit L. M.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...