Qeveria ua ka ndërprerë, fermerët blejnë ujë për të shpëtuar të mbjellat

Saturday, 26 October 2019 15:48

Fermerët në Lushnje po përjetojnë një situatë të pazakonte. Kanalet vaditëse janë tharë dhe atyre iu duhet të blejnë ujë për të vaditur tokat dhe të shpëtojnë prodhimet

Toka është çarë ndërsa bimët kanë nevojë për ujë. Prej muajsh nuk ka rënë shi në Myzeqe dhe pse fund vjeshte. Prodhuesit e serave në fshatin Qerret të Lushnjës, po blejnë tonelata ujë për vaditje.

Kanalet janë tharë. Por nëse nuk ndërhyjnë menjëherë në ujitjen e të mbjellave ato do të shkrumbohen. Vaditja e perimeve po u kushton me shtrenjtë se rritja e bimës. 100 mijë lekë të vjetra shitet një ngarkese prej tre mijë litrash uji.

Miliona lekë ka shpenzuar edhe ky fermer për ta sjellë ujin në tokën e tij, pavarësisht se kanalet vaditëse rrethojnë Lushnjen. Uji mungon për vaditje për shkak të punimeve që po kryhen në rrjet. Në afatin 10 mujor, Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, do të kryejë rehabilitimin e skemave vaditëse në Bashkinë Lushnje në degët Murriz-Thanë dhe në degën e Çukasit.

Përgjigja nga bordi kullues në qark ishte se për këtë çështje kompetencë ka direkt Ministria e Bujqësisë. Për këtë arsye uji është ndërprerë dhe prodhuesit derisa të mbarojnë punimet nga qeveria, detyrohen të blejnë ujin për vaditje ashtu siç nuk kishte ndodhur asnjëherë./ABCNews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...