Zëri i Amerikës/ Meta në selinë e Natos, takim me Sekretarin Stoltenberg

Hënë, 28 October 2019 19:17

Zëri i Amerikës/

Presidenti shqiptar Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë zyrtare në selinë e Natos ku u prit nga Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg. “Ky vit shënon 70-vjetorin e NATO-ssi dhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë. Përgjatë shtatë dekadave NATO-ja ka qenë, në mënyrë të pashembullt, hapësira më e suksesshme e paqes dhe e begatisë. E kuptojmë fare mirë se çfarë kërkohet si dhe ç’do të thotë të jesh pjesë e një familje të themeluar mbi parimet e sigurisë, lirive dhe demokracisë”, deklaroi zoti Meta gjatë një konference të përbashkët për shtyp me zotin Stoltenberg në përfundim të takimit.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos vlerësoi angazhimin e trupave shqiptare në misione në vende të ndryshme të botës. “E gjithë kjo tregon përkushtimin e fortë të Shqipërisë ndaj Aleancës sonë.
Dhe NATO është e përkushtuar edhe për Shqipërinë”, tha zoti Stoltenberg, duke folur për investimin e NATO-s në baznë ajrore të Kuçovës. “Përmirësimi i kësaj infrastrukture kritike do të përmirësojë sigurinë e vendit tuaj”, theksoi ai, duke pranuar se ka marrë dhe një tjetër propozim nga Shqipëria, që baza e saj detare e Pashalimanit të kthehet në një bazë të NATO-s. “Për momentin ne kemi vetëm një program investimi. Atë në bazën ajrore. Ekspertët tanë do ta vlerësojnë dhe më pas do të mund të marrim një vendim”.

Sekretari Stoltenberg shpjegoi se “gjatë takimit tonë, ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e ndarjes së barrës brenda Aleancës. Dhe unë mirëpres që Shqipëria ka filluar të investojë më shumë në mbrojtje dhe ka deklaruar angazhim për të arritur qëllimin për të shpenzuar 2% të PBB-së së mbrojtjes deri në vitin 2024”. Nga ana e tij presidenti Meta, u shpreh se “ne do të respektojmë premtimin e dhënë për rritjen e investimeve në mbrojtje, si një angazhim të vendosur mbi lidhjen tonë Trans-Atlantike”.
Si kreu i shtetit shqiptar ashtu dhe Sekretari i Përgjithshëm i Natos thën se kishin diskutuar dhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit. “Patëm një diskutim të zgjeruar rreth zhvillimeve të fundit dhe ramë plotësisht dakord mbi rritjen e sfidave në mjedisin tonë të sigurisë. Kjo është arsyeja pse na duhet të ruajmë kohezionin dhe unitetin mes nesh. Na duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut”, theksoi zoti Meta duke shtuar se “në diskutimet që pata me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg, gjithashtu inkurajova vazhdimësinë e misionit të NATO-s në Kosovë si dhe praninë e përforcuar të saj në mbështetje të institucioneve të sigurisë së Kosovës. E drejta legjitime e Kosovës për t’i shndërruar gradualisht Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri ndërvepruese dhe multietnike të NATO-s, përmes një procesi ligjor, transparent dhe demokratik, është një burim i sigurisë së përforcuar”.

Sekretari Stoltenberg foli dhe për drejtimin e OSBE-së nga ana e Shqipërisë, vitin e ardhshëm, duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të NATO-s me këtë organizatë. “OSBE-ja është një forum i rëndësishëm, një platformë e rëndësishme, për të diskutuar kontrollin e armëve, transparencën ushtarake dhe masat e ndërtimit të besimit. Të gjithë Aleatët e NATO-s mbeten të përkushtuar për armë efektive, kontroll, çarmatim dhe mos-përhapje. Dhe ndërsa ne përpiqemi të adaptojmë regjimin e kontrollit të armëve me realitetet e reja, bashkëpunimi i NATO-s me OSBE-në është shumë i rëndësishëm”, theksoi zoti Stoltenberg.

Modifikuar më Hënë, 28 October 2019 19:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...