Ka ndërruar jetë, Alteo Shabani, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në aksin Fier-Lushnje, ku një makinë ka dalë nga rruga.
Në këtë aksident humbi jetën kushëriri i tij, Jorges Shabani 21 vjeç. Ndërsa, në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës vazhdon të jetë Alban Doksani 24-vjeç.