Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali mëngjesin e kësaj të marte. Ishte ora 06:00 e mëngjesit kur shqiptari u përplas nga një makinë “Mini Couper”.
Aksidenti ndodhi në një kryqëzim në aksin rrugor që lidh Giovinazzo me Molfetta. Viktima, baba i tre fëmijëve, po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga makina.
Gruaja, e cila ndodhej në drejtimin e mjetit, lajmëroi menjëherë policinë duke e njoftuar për aksidentin ku ishte përfshirë. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë, 38-vjeçari shqiptar nuk mundi të mbijetonte. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, ndërsa policia nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.