Një peshkaqen është kapur në detin Adriatik.
Peshkaqeni ra në grepat e peshkatarëve të peshkarexhës së Çelepia, e cila po lundronte në afërsi të Durrësit. Peshkaqeni i bardhë ishte i gjatë rreth 4.5 metra, ndërsa peshonte rreth 450 kilogramë.
Kjo nuk është hera e parë që një një peshkaqen bie në grepat e peshkatarëve në ujërat shqiptare. Kujtojmë që pak ditë më parë, në Durrës u kap një peshkaqen i llojit "Tigër".