Katër shqiptarët, pasuria e të cilëve prej 3 milionë eurosh investuar në Shqipëri që u sekuestrua sot, kanë inicialet: J. K, D. E, A.D, dhe E.P.
Ata u arrestuan në Danimarkë më datë 26.06.2019 në kuadrin e operacionit ndërkombëtar “Goldfinger” dhe akuzohen për vepra të rënda penale si “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale",
Gjatë operacionit, atyre iu sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes,
Po ashtu, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë:
Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;
10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës;
1 apartament banimi në Shkodër;
14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;
Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.
Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarve të tyre.
Pronat e sekuestruara më datë 26.06.2019 dhe 29.10.2019, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave.