Presidenti Meta nderohet me Titullin më të lartë të Kroacisë

Tuesday, 29 October 2019 17:46

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Zagreb, Presidenti Shqipërisë Ilir Meta është nderuar sot në një ceremoni solemne, nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, me Titullin më të lartë të Republikës së Kroacisë, ‘Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh’, për kontributin dhe veprimtarinë e Tij të spikatur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë, dhe fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duke shprehur mirënjohjen e thellë për nderimin me titullin e lartë, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera gjatë kësaj ceremonie se ‘ky vlerësim më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat. Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë!’.

Login to post comments