Rreth një muaj pas ekzekutimit të 34-vjeçarit Eri Zefi në Zall Xhuxhë të Mirditës, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim njërin nga autoret e vrasjes.
Burimet bëjnë të ditur se në kërkim është shpallur Mikel (Gjovalin) Alia nga Fani., i cili ishte shok me viktimën dhe ka luajtur një rola mjaft të rëndësishëm në ekzekutimin e tij.
Nga analizimi i shumë të dhënave të mbledhura përgjatë një muaji është arritur në konkluzionin se Alia, ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin Eri Zefi.
Mikel Alia i ka kërkuar Zefit të vjedhin drogë-Gjatë hetimit është provuar se Alia ka komunikuar në telefon dhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë së bashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të konsiderueshme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës.
Eri Zefi, ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë të cilit i besonte në mënyrë të verbër, dhe janë nisur së bashku të dy me makinë në vendin ku ishte caktuar për tu bërë vrasja. Ata kanë udhëtuar në mesnatë në autostradën Durrës-Kukës, dhe sapo kanë mbërritur në fshatin Zalë Xhuxhë, kanë dalë nga rruga duke hyrë rreth 50 metra në një teren malor, ku Mikel Alia, pretendon se aty do vidhnin drogën.
Alia nxori në pritë Eri Zefin-Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit. Më pas ata e kanë qëlluar me plot 6 plumba, katër në kokë dhe dy në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Dy autorët së bashku me bashkëpunëtorin e tyre, mikun e Zefit janë larguar mes errësirës së dendur.
Dy personat që qëlluan me armë janë larguar në Kosovë-Policia dhe prokuroria kanë identifikuar vetëm njërin nga bashkëpunëtoret në vrasjes, ndërsa dy personat që qëlluan me armë Zefin, dyshohet se janë larguar në drejtim të Kosovës. Prokuroria dhe Policia e Lezhës janë duke bashkëpunuar ngushtë me qëllim identifikimin e plotë të kësaj ngjarje dhe arrestimin e dy autorëve.
Eri Zefi dyshohet se u mor peng dhe më pas dhe më pas u ekzekutua me plumb në kokë.
Trupi i pajetë i të riut u gjet rreth orës 16:00 të datës 2 tetor nga banorë të zonës.
Eri Zefi njihej dhe me emrin Anton Zefi. Sipas të dhënave, zyrtarisht ai ishte banor në Adriatik të Kurbinit, por prej kohësh jetonte në Durrës.
Ndërkohë bashkëshortja e Zefit i ka dërguar një letër mediave dhe institucioneve ku kërkon zbardhjen e krimit. Në një intervistë ekskluzive për Ora Neës, ajo bën thirrje që shteti të marrë masa kundër gjakmarrjes. Sipas saj, vrasja e Eri Zefit ka ndodhur për shkak të ngjarjes ku ka qenë i përfshirë vëllai i Eri Zefit, Ndue Zefi, i cili ka vrarë Martin Ndrecën, shkruan ora.
Ndue Zefi autori i vrasjes në Durrës, 24 shkurt 2019
Policia po heton pistën e vrasjes për hakmarrje, pasi viktima Eri Zefi rezulton të jetë vëllai i Ndue Zefit i cili në muajin shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.
Krimi ndodhi pas një sherri në lokal në sy të djalit 10-vjeçar të Martin Ndrecës. Pak ditë pas krimit të kryer, Ndue Zefi është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës dhe vijon të qëndrojë në burg në pritje të dënimit që do ti japë Gjykata e Durrësit.
Dy familjet Ndreca dhe Zefi ishin nga Mirdita dhe prej vitesh ishin zhvendosur me banim në qytetin e Durrësit. Hetimet e policisë janë përqëndruar pikërisht tek hasmëria mes dy familjeve, por nuk përjashtohet mundësia që 34-vjeçari të ketë patur ndonje konflikt tjetër, çka ka çuar në ekzekutimin e tij me armë zjarri.