Nga nesër reshje e shtrëngata shiu në të gjithë vendin

E mërkurë, 30 October 2019 14:38

Nga nesër moti do të marrë një kthesë të papritur dhe nuk do të ketë më ditë me diell. Shërbimi Meteorologjik parashikon se nesër moti do të nisë i vranët. Gradualisht prej mesditës, në pjesën më të madhe të vendit do të nisin kthjellimet, përjashtuar jugun.

Reshjet e shiut fillimisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, por prej mesditës do të përqendrohen në jug, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje - Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5ºC deri në 15ºC

zonat e ulëta 8ºC deri në 22ºC

zonat bregdetare 12ºC deri në 21ºC

Login to post comments