Të gjithë e dinim se pas premtimeve radikale për zero beton të Erion Veliajt pa marrë pushtetin e administrimit të qytetit të tiranës fshiheshin mashtrimet e shkatërrimit të kryeqytetit. Veliaj përbetohej vetëm sa të merrte votën se më pas shpatullat do i kishte të ngrohta për të vepruar.Vitet 2014 dhe 2015 ishin kohët e arta të lulzimit të kanabisit dhe trafikut të drogave të forta. Duhej një lavatriçe e madhe për të pastruar paratë e krimit. E ku më mirë se Tirana me çmime të larta të apartamenteve mund të pastroheshin ato para. Veliaj e nisi me disa sheshe lulishte, por sot, 4 vite më pas të gjitha ato sheshe janë shndërruar në gropa pallatesh apo kulla shumë katëshe. Kujtojmë te ish-parku i autobuzave apo pas 15 katëshit të famshëm.
Lulishtet e pallateve mbarruan, tani i është qepur pas Kopshtit Botanik. Dhe rrugën ia hapi kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një vendimi që i jep të drejtën bashkisë ta përdorë kopshtin “për ushtrimin e funksioneve të veta”, pa qartësuar këto “qëllime”, duke i lënë hapësirë bashkisë për çdo gjë. Deri tani, Kopshti ka qenë pronë shtetërore nën administrimin e Universitetit të Tiranës, ndërsa tani ai do të jetë pronë lokale bashkiake. Si pronë shtetërore, kopshti nuk mund të tjetërsohej veçse me procedurë të hapur konkurimi dhe me vendime qeverie e ligje Kuvendi. Tani, si pjesë e Bashkisë Tiranë, ai mund të tjetërsohet me një vendim të thjeshtë të Këshillit Bashkiak Tiranë. Duhet patur parasysh se, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, këshilli përbëhet i gjithi nga përfaqësues socialistë—të gjithë njerëz të bindur të kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama.
Erion Veliaj, i akuzuar si vrasesi i Ardit Gjoklajt merr kopshtin botanik për mafian e ndërtimit.
Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt i punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Shumë të rralla po mbeten hapësirat ku mund të marrësh frymë në Tiranë dhe që mos të shoh syri beton. Pas lejeve të kaparosura dhe të kripura të vrasësit të Ardit Gjoklajt pas 31 milionë m2 ndërtim deri më tani dëgjuam në Kongres klithmën e çiftit Rama-Veliaj dhe për Muzeun Kombëtar, e për shumë hapësira të tjera që ia kanë vënë syrin duke ia vënë zjarrin apo jo.
Por kishte një pacipësi, një perfiditet, në sulmin ndaj rektorit dhe nuk po kuptohej realisht se si një personaliet si Koni me një kubaturë reale akademike nuk kishte pse t’i turrej i gjithë lukunia e hienave të Rilindjes. A thua e kishte ky fajin për atë ligj paçavure që banda e Rilindjes bëri dhe që nuk u apliku as sot e kësaj dite. Dhe arsyeja doli që ministresha çupëlinë e përgatitur mirë nga ustai, e kthyen sulmin ndaj rektorit në një kryefjalë të ditës për një arsye dhe vetëm një; Vjedhja dhe vetëm vjedhja.
Kjo bandë kur bëhet fjalë për rrëmbimin e hapësirave publike dhe shndërrimin e tyre në lavatrice të pastrimit të parave e të përfitimeve marramendëse nuk njeh arsye logjikë dhe pak nga pak Tirana po shkatërrohet e gjitha.