Policia vendos mbi 2000 masa administrative gjatë 48 orëve të fundit

E Enjte, 31 October 2019 19:28

Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar shifrat e 48 orëve të fundit dhe njofton se janë vendosur 2078 masa administrative. 34 drejtues mjetesh janë arrestuar si dhe janë pezulluar 80 leje drejtimi.

Gjithashtu bëhet me dije se po ushtrohet kontroll edhe ndaj biçikletave që të pajisen me sinjale zanore dhe ndriçim për natë.

Njoftimi:

Drejtoria e Policisë Rrugore

Në funksion të operacionit “Tispol”, për zbatimin e ligjshmërisë rrugore në rrugët dytësore dhe zonat rurale, gjatë 48 orëve të fundit, nga efektivët e Policisë Rrugore:

Janë arrestuar 34 drejtues mjetesh, janë pezulluar 80 leje drejtimi dhe janë vendosur 2078 masa administrative.

Policia Rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, ka vlerësuar me seriozitet planin operacional, duke ushtruar kontrolle të përqendruara në rrugët dytësore dhe rurale.

Kontrollet janë përqendruar në parandalimin e ngjarjeve rrugore që shkaktohen kryesisht nga drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike apo në gjendje të dehur, nga drejtimi i mjetit pa leje drejtimi, nga drejtimi i mjeteve pa rrip sigurimi, si dhe në ndëshkimin e atyre drejtuese të mjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtuesve të motoçikletave që nuk vendosin kaskën mbrojtëse.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet kontrollit teknik të mjetit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara dhe parakalimeve të gabuara që janë rrezik potencial për aksidente rrugore.

Kontroll po ushtrohet edhe ndaj drejtuesve të biçikletave, me qëllim që ata të pajisin biçikletat me sinjalet zanore dhe me sistem ndriçimi për natën.

Gjatë operacionit “Tispol”, në të gjithë vendin, u arrestuan 34 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 30 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Duke përdorur aparatet drager janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 44 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu, nga kontrollet parandaluese, u konstatuan me radar 36 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë proceduar administrativisht me sanksion plotësues 338 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Janë vendosur 202 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, të cilat evidentuar nga kontrollet e kombinuara me punonjës policie civilë.

302 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 292 për parakalime të gabuara, 62 për mosvendosje të kaskës mbrojtës, ndërsa pjesa tjetër prej 877 masash administrative për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Falënderojmë qytetarët që çdo ditë e më shumë denoncojnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor e çdo paligjshmëri tjetër dhe i ftojmë që të kontribuojnë duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe 112 çdo rast të paligjshmërisë.

Operacioni vijon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...