Biseda “live” i mori jetën, kush është këngëtari që u përfshi në aksidentin fatal

Premte, 01 November 2019 10:19

Një aksident i rëndë i mori jetën një 30-vje#ari në Durrës. Bëhet fjalë për 30-vjeçatin, Erjon Beli nga Kavaja, i cili punonte si këngëtar në lokalet e natës  në qytetin Bregdetar

Policia e Durrësit tha se aksidenti ndodhi rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet. Në momentin e aksidentit, mësohet se viktima po fliste “live” me një person tjetër, ndërsa dyshohet se ky veprim i pakujdesshëm është bërë shkak i përplasjes me bordurën e rrugën në aksin rrugor Shkozet-Plepa.  Në llogarinë e tij në “Facebook”, Erjon Beli një ditë më parë kishte shpërnarë dhe një video, ku shfaqej duke udhëtuar me makinë .

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë​ 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

  • foto galeri
  • aksident-696x419.jpg
Modifikuar më Premte, 01 November 2019 10:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...