Tërmeti në Shqipëri dhe Kosovë, mediat e huaja i bëjnë jehonë

Premte, 01 November 2019 14:22

Lëkundja e fortë e tërmetit me magnitudë 5.2 e Shkallës Rihter që tronditi qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm, e cila u ndie edhe në Kosovë e Maqedoni ka bërë jehonë edhe në mediat italaine.

“Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 u regjistrua sot në mëngjes në Shqipëri. Sipas Institutit Sizmologjik Shqiptar, epiqendra ishte afër qytetit të Korçës, në lindje të vendit, në një thellësi prej 25 kilometrash.

Për momentin, sipas mediave, janë raportuar vetëm dëme materiale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Tërmeti, i ndjerë gjithashtu në shumë qytete të tjera, shkaktoi panik, dhe shumë qytetar¡ u derdhën në rrugë për shkak të frikës nga pasgoditje të reja”, e nis shkrimin “Il Messagero“.

Lëkundet gjithashtu edhe Kosova

Një tërmet me magnitudë 3.0 u regjistrua në 7.53 të mëngjesit të sotëm në jug të Kosovës. Sipas mediave serbe, epiqendra ishte 11 km në veri-perëndim të Dragasit, në një thellësi prej 10 km. Tërmeti u ndje edhe në Prizren dhe Gjakovë, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm.

Login to post comments