Vetëm ajri pa koncesion, Balluku kërkon t'i japë privatit ujin e pijshëm

Premte, 01 November 2019 16:15

Edhe Ujësjellësat do të jepen me koncesion në administrim të kompanive private. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsult një draft ku parashikohet që projektet të miratohen brenda një muaji nga paraqitja e kërkesës nga ccdo bashki. Eksperti Zef Preçi thekson se kjo nismë është një tjetër favor që i bëhet oligarkëve. Sipas tij ky fakt do të ndikoj negativisht tek qytetarët pasi do rris më tej çmimet.

Pas detit, rrugëve dhe tokës edhe furnizimi me ujë të pijshëm do të kalojë me koncesion. Ministria e Infrastrukturës nuk ka të ndalur me projektet PPP edhe pse kundërshtohen nga ndërkombëtarët. Drafti i hedhur për konsultim së fundmi parashikon dhënien me koncesion të ujësjellësve.

Sipas këtij vendimi ministria duhet të miratojë brenda një muaji kërkesën që mund të vijë nga një bashki për dhënien e furnizimit me ujë në administrim të privatit. Një nga njohësit më të mirë të Ekonomisë Zef Preçi  deklaron se kjo nismë është një tjetër agresion i oligarkëve për të marrë gjithçka.

Preçi: Mendoj se është një hap i nxituar i qeverisë që kryhet de jure nën ndikimin e nevojave që ka ky sektor për investime, de facto nën presionin e oligarkisë për të marrë mbi vete gjithçka është e mundur nga shteti me risk zero.

Sipas Preçit dhënia me koncesion i këtij shërbimi do të ndikoj negativisht  tek qytetarët shqiptarë

Preçi: Historia ka treguar që investimet e kësaj natyre çojnë në rritjen e çmimit dhe nuk çojnë në përmirësimin e shërbimit apo kryerjen e investimeve të munguara në këtë sektor.

Aktualisht kompanitë e ujësjellësve në vend vuajnë nga keqmenaxhimi për shkak të punësimeve politike dhe shpenzimeve të luksit.

Preçi: Kemi një aparat administrativ të ngarkuar me borde të kushtueshme dhe me investime që nuk lidhje me funksionin bazë. Blihen makina të shtrenjta bëhen udhëtime etj si këto që në thelb denatyrojnë burimet e investimeve.

Ndërmarrjet në vend  kanë një sërë detyrimesh të pashlyera kryesisht ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Login to post comments