Atentati ndaj prokurorit në Durrës, RENEA ndalon një person

Premte, 01 November 2019 19:25

Atentati me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ka vendosur në lëvizje forcat RENEA, te cilat kane ndaluar një person si të dyshuar, që ka ndjekur makinën para atentatit. Paralelisht, mësohet se kanë nisur kontrollet në Shijak, Sukth, si dhe në disa lagje të Durrësit, pasi mendohen si pika ku mund të jenë fshehur autorët e krimit.

Arjan Ndoja ndodhet momentalisht në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Prokurori ishte duke lëvizur pasditen e sotme me makinë në mbikalimin e Shkozetit, kur u qëllua 15 herë nga një makinë tip Fuoristrade. Në automjetin me targa AA 333 ZD ndodheshin edhe dy burra të tjerë, prej të cilëve u identifikua Land Muharremi, një emër i njohur ky për policinë.

Login to post comments